Edhe Franca po përballet me të nxehtin përvëlues
Pas Britanisë së Madhe, edhe Franca po përballet më të nxehtin përvëlues.
Sipas autoriteteve atje, temperaturat mund të arrijnë në nivele rekord në 15 rajone në jugperëndim.
Në anën tjetër, zjarrfikësit po bëjnë çmos të shuajnë zjarret e ndezura nga i nxehti, e mijëra banorë të zonave të prekura nga zjarret u detyruan të evakuohen.
E njëjta situatë mbretëron në Spanjë, Portugali dhe Greqi, ku po ashtu banorët janë detyruar të largohen nga zonat e prekura.
Në Spanjë e Portugali më shumë se 1 mijë vdekje jane regjistruar nga i nxehti.
Autoritetet vazhdimisht kanë bërë apel që qytetarët të kenë kujdes dhe të qëndrojnë në shtëpi e të mos i frekuentojnë hapësirat e jashtme./21Media