Edhe Gjeorgjia dhe Moldavia aplikuan për anëtarësim në BE

Aplikimi i Ukrainës për anëtarësim në BE ka mobilizuar edhe shtete të tjera: Gjeorgjia tani ka aplikuar gjithashtu për anëtarësim. Republika e Moldavisë gjithashtu ka dorëzuar dokumentet përkatëse në Bruksel.
Gjeorgjia shtet që poashtu kufizohet me Rusinë ka paraqitur zyrtarisht një kërkesë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. “Sot po aplikojmë për anëtarësim në BE”, ka deklaruar kryeministri Irakli Garibashvili, pas nënshkrimit të aplikimit.
Gjeorgjia është “shtet evropian” që dëshiron të kontribuojë në mbrojtjen dhe zhvillimin e Evropës.
Republika e Moldavisë gjithashtu ka paraqitur një aplikim ashtu si Ukraina dhe Gjeorgjia. Vendi ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë për pranim në BE, siç ka njoftuar Zyra Presidenciale në Kishinau.
Një zyrtar i lartë i BE-së kishte konfirmuar më herët se BE-ja po priste kërkesën zyrtare nga Moldavia deri në fund të javës.
Anëtarësimi në Bashkimin e 27 vendeve aktualisht është jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe i gjatë. Në parim, sipas nenit 49 të Traktatit të BE-së, çdo shtet evropian mund të aplikojë për pranim, me kusht që të respektojë vlerat bazë të BE-së si demokracia dhe shteti i së drejtës.
Aktualisht janë pesë kandidatë: Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Turqia. Megjithatë, negociatat e tyre për anëtarësim nuk kanë përparuar për më shumë se 20 vjet./21Media

Back to top button