“Lufta ka marrë fëmijërinë e fëmijëve të mi”

 
Ndërsa raketat ruse synonin Kievin, Olena Gnes pyeti veten se si do t’u tregonte tre fëmijëve të saj – njëri vetëm pesë muajsh – se çfarë po ndodhte.
Ajo i tha BBC-së se në fund vendosi se ishte më mirë që fëmijët e saj ta dinin që babai i tyre ishte bashkuar me njësinë e mbrojtjes të Ukrainës.
Olena thotë se pushtimi “iu ka marrë fëmijërinë”, por se është e rëndësishme që ata të dinë të vërtetën.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse./21Media

Back to top button