Edhe Haradinaj dërgohet në Hagë

 

 

Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se edhe nënkryetari Nasim Haradinaj është dërguar për në Hagë, pasi ishte ndaluar sot nga zyrtarë të Speciales.

Klinaku ka thënë se nga një telefonatë me Haradinajn është informuar se po e dërgojnë në Hagë.

Tutje ai ka thënë se gjatë tërë kohës i ka përcjellë zyrtarët e EULEX-it nëpër zyret e OVL-së, për shkak se “frikësohej mos po lini diçka”.

Klinaku ka treguar se zyrtarët e EULEX-it kanë marrë vetëm disa shtëpiza, ndërsa tha se në dokumentet që i kanë konfiskuar nuk ka asgjë.

Ai krejt këtë bastisje e ka konsideruar të kundërligjshme, pasi që sic thotë ai Gjykata Speciale është pa mandat që nga 2 gushti.

Këto komente Klinaku i bëri për mediat, pasi zyrtarët e EULEX-it u larguan nga objekti i OVL të UÇK-së.

 

Back to top button