Naftëtarët po kundërshtojnë udhëzimin administrativ për pastrimin e rezervuarëve

 

Berjani: Nuk pranojmë të bëjmë pastrimin e rezervarëve në çdo tri vjet

Naftëtarët po kundërshtojnë udhëzimin administrativ për pastrimin e rezervuarëve të naftës dhe kalibrimin e agregatëve. Po ashtu, sipas naftëtarëve, ky udhëzim është në kundërshtim edhe me të gjitha dispozitat ligjore që obligon tregtarët e naftës që të pastrojnë rezervuarët në çdo tri vite. Në anën tjetër, drejtues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kanë thënë se qëllimi i këtij udhëzimi është për ofrimin e derivateve më cilësore për konsumatorët./21Media

Back to top button