Edhe Holanda pezullon përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

 

Holanda është bërë vendi i fundit që pezullon përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit Oxford-AstraZeneca për shqetësimet në lidhje me efektet anësore të mundshme.

Qeveria Holandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 Mars, ishte një masë paraprake, transmeton rtv21.tv.

Republika e Irlandës më parë mori një vendim të ngjashëm në lidhje me raportet e ngjarjeve të mpiksjes së gjakut tek të rriturit në Norvegji.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe një rreziku në rritje të zhvillimit të një mpiksje.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut – thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj.

Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda tashmë kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca./21Media

Back to top button