Edhe Italia goditet nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter goditi zonën qendrore të Italisë mbrëmjen e të hënës, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Sipas të dhënave të EMSC, epiqendra e këtij tërmeti ishte tetë kilometra nga qyteti i Macerata. Lëkundja e tokës është regjistruar në një thellësi prej dy kilometrash.
Ndërsa ky është tërmeti i dytë që Italia u godit këtë vit, në janar veri të vendit u regjistrua një tërmet me magnitudë 5 ballë./21Media

Back to top button