Edhe kaq ditë kanë mbetur deri në fillimin e Ramazanit

Muaji më i rëndësishëm për myslimanët, muaji i Ramazanit sivjet do të fillojë ditën e shtunë, më 2 prill, ashtu siç është e shkruar në kalendarin mysliman, shkruan rtv21.tv
Këtë vit myslimanët do të agjërojnë 30 ditë. Muaji i Ramazanit do të fillojë më 2 prill (e shtunë) dhe do të përfundojë më 1 maj (e diel). Pra, edhe 37 ditë do të fillojë muaji i Ramazanit.
Dita e parë e Fitër Bajramit është më 2 maj (e hënë).
Në muajin e Ramazanit besimtarët myslimanë janë të obliguar të agjërojnë 30 ditë pa ndërprerë, nga agimi në mbrëmje, duke plotësuar një nga pesë shtyllat kyçe të fesë Islame. Përveç ngrënies dhe prijes, myslimanëve gjatë agjërimit u ndalohen edhe disa gjëra të tjera, që shpjegohen sipas fesë Islame.
Muaji i Ramazanit konsiderohet si muaj i mëshirës, solidaritetit, mirëqenies, ndihmesës etj./21Media


Back to top button