Kaq persona u vaksinuan gjatë 24 orëve të fundit

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 5 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 809 mijë e 730 doza të vaksinës.
Deri më sot 814 mijë e 299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 96 mijë e 643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Tre presona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit sot në Kosovë. Nga testimi i 2 mijë e 840 mostrave kanë rezultuar 257 raste pozitive./21Media

Back to top button