Edhe këtë vit në Vushtrri fëmijëve të porsalindur do t’u ndahen nga 120 euro
2 Mars 2021
Fëmijëve të porsalindur në Komunën e Vushtrrisë edhe këtë vit do t’u ndahen nga 120 euro. Kjo u bë e ditur nga vet kryetari iVushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Sipas njoftimit në Facebook, Tahiri ka thënë se për të dytin vit me radhë po zbatohet një politikë e tillë në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve.
“Duke synuar që të bëhet politikë nacionale! Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njëjtat”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media