Hoti i uroi sukses Lajçakut në finalizimin e procesit të dialogut

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, sot priti në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të cilin e falënderoi bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i ka dëshiruar atij sukses në finalizimin e këtij procesi.

Procesi i dialogut Kosovë0-Serbi ka rifilluar më 10 korrik 2020. Dialogu ka vazhduar mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm,  ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme./21Media

Back to top button