Edhe Kurti do t’i nënshtrohet kontrollit të pasurisë

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) sot ka hedhë shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Në mesin e tyre është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kështu bëri të ditur i pari i AKK-së, Shaip Havolli.
Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t’i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.
Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli theksoi se nga numri total prej 4797 zyrtarë sa e kanë deklaruar pasurinë, 954 zyrtarë të lartë publikë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë.
Havolli theksoi se verifikimi i kontrollit të pasurisë nis nga dita e hënë dhe pritet të zgjatë deri në dhjetor të këtij viti.
Havolli theksoi se si rezultat i kontrollit të pasurisë për 2020, AKK ka ushtruar kallëzime penale që lidhen me çështjen e deklarimit të pasurisë, deklarimit të rrejshëm të pasurisë, mos deklarim të pasurisë dhe deklarim pas afatit. Kështu që janë 95 kallëzime
“Si rezultat i kontrollit të plotë të deklarimit të pasurisë për 2020, AKK ka ushtruar një numër të madh të kallëzimeve penale që lidhen me çështjen e deklarimit të pasurisë, deklarimit të rrejshëm të pasurisë, mos deklarim të pasurisë, deklarim pas afatit. Kështu që janë 95 kallëzime penale që janë dërguar në prokurori përkatëse nën dyshimet për kryerje të veprave penale”, theksoi Havolli.
Sipas tij, vetëm 2.5 përqind e zyrtareve të lartë publike nuk e kanë deklaruar pasurinë në AKK.
Havolli po ashtu ka sqaruar se ditëve të fundit kanë qenë disa raste të përfolura në media për gabimet e deklarimit të pasurisë, sipas të cilit ato nuk kanë qenë gabime të Agjencisë, por vet zyrtarëve të lartë.

Back to top button