United vendosë për të ardhmen e Juan Matas

 
Manchester United ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Juan Matan për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2022.
33-vjeçari u bashkua me ”Djajtë e Kuq” nga rivalët e Premierligës Chelsea në janar të viti 2014 dhe që prej asaj kohe ka bërë 273 paraqitje, duke shënuar 51 gola.
I quajtur një magjistar në fushë dhe një zotëri jashtë saj, Mata është bërë një nga lojtarët më të njohur në historinë e fundit të United dhe ai është shumë i respektuar nga të gjithë shokët e tij të skuadrës.

Back to top button