Edhe në Maqedoni mot me vranësira e me reshje

 
Në Maqedoninë e Veriut, moti do të jetë i vranët dhe më i freskët me reshje shiu që do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore (mbi 20l/m2) dhe do të përcillen me erë më të fortë jugore, veçanërisht përreth Vardarit. Në orët e pasdites, reshjet gradualisht do të pushojnë. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 2 deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.
Në Shkup kryesisht vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe erë e fortë. Pasdit reshjet do të përfundojnë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe me erë mesatare, vende-vende më të forta, kryesisht nga jugu. Temperaturat e mëngjesit do të jenë pozitive, ndërsa ato ditore do të rriten ndjeshëm./21Media

Back to top button