Zhduket një e mitur nga Prishtina
Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur në Prishtinë.
Rastin në Polici e ka raportuar vëllai i së miturës, të hënën rreth orës 23:05.
Ai ka treguar se e mitura është larguar nga shtëpia në rrugën “Vëllezërit Fazliu” dhe nuk është kthyer më.
Rasti është duke u hetuar./21Media