Edhe një fitore për Prishtinën

Prishtina mposhti Hajvalinë

Sot në kuadër të xhiros së 26-të të Vala Superligës së Kosovës u zhvillua ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Hajvalisë, e cila përfundoi me rezultat minimal 1:0.

Ishte klubi kryeqytetas, i cili e mposhti Hajvalinë me golin e vetëm që u realizua në këtë takim nga Mërgim Pefqeli.

Vlenë të theksohet e Prishtina mund të dyfishonte epërsinë nga pika e penalltisë, por këtë e huqi Gentrit Begolli./21Media

 

Back to top button