Edhe një gazetare nga Ukraina strehohet në Kosovë

Në orët e hershme të mëngjesit, në Kosovë sot ka mbërritur gazetarja ukrainase, Olga Lisnycha.
Asociacioni i Gazetarëve ka njoftuar se Lisnycha, do t’i bashkohet kolegëve të saj, gazetarëve ukrainas të strehuar në vend në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
“Gazetarja është mirëpritur në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës. Gazetarët ukrainas që nga muaji prill i këtij viti, nga ky program që është inicuar nga ECPMF-ja, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës kanë përfituar pagë mujore, kurse të Gjuhës Shqipe dhe Angleze, kurse të integrimit, kanë realizuar vizita në qytetet e Kosovës dhe Shqipërisë. AGK-ja, falënderon partnerët vendorë e ndërkombëtarë që mundësuan programin të implementohet më me lehtësi”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Gazetarëve./21Media 

Back to top button