Edhe një i arrestuar për sulmin në Manchester

Policia ka përdorur masat mbrojtëse për të hyrë në shtëpinë e të dyshuarit

Policia në Manchester njoftoi të shtunën, se ka arrestuar edhe një person të dyshuar në lidhje me sulmin me bombë në Manchester të hënën e kaluar.

Siç thuhet në Twitter-in zyrtar të policisë, me rastin e arrestimit, policia ka përdorur eksplozivin e kontrolluar për të hyrë në shtëpinë në të cilën ndodhej personi i kërkuar.

Nga ky sulm vetëvrasës pas një koncerti në Mançester, më 22 maj janë vrarë 22 persona, shumë prej tyre fëmijë. Më se 60 vetë ende mbeten në spital, ndërsa 23 prej tyre janë në gjendje kritike shëndetësore.

Back to top button