Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Një person që ishte i prekur me Covid-19, vdiq gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi sot se u regjistruan edhe 23 raste të reja me Covid-19, derisa u shëruan 33 persona.

Raste aktive me Covid-19 në Kosovë janë 207.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273.468 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 3212 kanë përfunduar me fatalitet.

Back to top button