Edhe një i vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, po ashtu janë regjistruar edhe 36 raste të reja në 1.252 testime të realizuara, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Sot janë shëruar 41 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.827. Në total numri i rasteve aktive është 570. Në 24 orët e fundit janë dhënë 297 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.822.649 doza të vaksinës. Deri më sot 820.655 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.210 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button