Edhe një kontribut në përmirësimin e kushteve në Shtëpinë e të Moshuarve

“Shpresoj që kjo serë do të bëhet vendi i dashur për ata që u pëlqejnë lulet e perimet”

Përmirësimi i cilësisë së jetës të njerëzve që janë rreth nesh është moto e projektit të Rikonstruktimit të serrës në oborrin e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, u tha në ceremoninë e përfundimit të projektit të realizuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim përkrahur nga Japan Tabacco International (JTI).

Duke iu drejtuar të pranishmëve zëvendës-ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, duke iu falënderuar JTI-së dhe Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim tha se kjo është iniciativë, e cila sa është humani është edhe më shumë humane.

“Duart që ndihmojnë janë më shenjta se duart që lutem, thotë një fjalë popullore. Që nesër dikush të përkujdeset për neve duhet që ne sot për këta banorë të kësaj shtëpie. Përkujdesja për këtë kategori është edhe respekt për zotin dhe zoti ju bekoftë juve që sillni gëzim në këtë shtëpi dhe të gjithë banorët e kësaj shtëpia”, tha Makolli.

Përparim Tusha nga Japan Tobacco International tha se besojnë që bizneset si i JTI-së mund të lulëzojnë në shoqëri të drejta e të hapura. 

“Për këtë arsye ne kontribuojmë për komunitet në vendet ku jemi prezent. Synimi ynë për investimet në komunitet është të krijojmë marrëdhënie afatgjata partneriteti me organizatat e bamirësisë të cilat ndajnë të njëjtin qëllim me neve: përmirësimi i cilësisë së jetës të njerëzve që janë rreth nesh”, tha Tushaj. 

Ai theksoi se në bashkëpunim me partnerët fokusohen në ndihmën për më pak të privilegjuarit e komunitetit në të gjithë botën dhe në gjurmët më të mira të traditës japoneze, Japan Tobacco International ka arritur të bëhet promovuesi kryesor i kulturës dhe traditës japoneze në Kosovë, duke sjellë këtu më të mirat e tyre.

“Investimi në Shtëpinë tuaj është pjesë e përpjekjeve tona në vazhdimësi për të mbështetur jetën e moshës së respektuar, moshës së tretë. Kjo është pjesa e tretë e projektit pas riparimit të dhomës ditore dhe shtrimit të oborrit. Shpresoj që kjo serë do të bëhet vendi i dashur për ata që u pëlqejnë lulet e perimet, të cilët mund të kalojnë më mirë kohën këtu”, tha Tushaj.

Drejtoresha e Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim, dr. Mimoza Shahini, duke iu falënderuar JTI-së për përkrahjen e këtij dhe projekteve tjera, të cilat për tri vjet realizohen në Shtëpinë e të Moshuarve tha se investimi në moshën e thyer ka një rëndësi të veçantë në ndërtimin e një morali “që askush në shoqërinë tonë nuk është i përjashtuar dhe gjithashtu mund të ketë një impakt të rëndësishëm në të rinjtë e sotëm për të kontribuar në komunitetin tonë”.

Drejtoresha e Shtëpisë së Moshuarve, Raze Aliçkaj, duke u falënderuar për përkrahjen tha se Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim dhe JTI tha se kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve.

Ndryshe, është viti i tretë që Qendra për Shërbime humane dhe zhvillim e përkrahur nga JTI ka kryer një sërë investimesh në krijimin e kushteve sa më të mira për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë. 

Back to top button