Edhe një mrekulli, 10-vjeçarja nxirret e gjallë 185 orë pas tërmetit

Një vajzë 10-vjeçare e quajtur Ayca Ceplin u shpëtua e gjallë të hënën në orën e 185-të të tërmetit në Turqi, sipas CNN Turk.
Ayca u nxor nga rrënojat e kompleksit të apartamenteve Ebrar në Kahramanmaras, raportoi CNN Turk.
Sot edhe një 13-vjeçar është nxjerrë i gjallë pas 182 orëve qëndrimi nën rrënoja.
Zyrtarët thanë se një vajzë e vogël, e quajtur Miray, u shpëtua në Adijaman pas 178 orësh nën rrënoja. Në po të njëjtin qytet u shpëtua edhe një grua 35 vjeçe.
Një grua e quajtur Naide Umay u nxorr e gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Antakija dhe në po të njëjtin vend u shpëtuan edhe dy fëmijë. Ndërkaq, në provincën Gaziantep, shpëtimtarët nxorën të gjallë nga rrënojat një grua.
Më herët u bë e ditur se ekipet e shpëtimit nga Taxhikistani kanë nxjerrë të gjallë një djalë 3-vjeçar nga rrënojat, në qytetin turk të Kahramanmarash. Ai kishte kaluar 158 orë aty, njoftoi shërbimi i shtypit i Komitetit për Situatat Emergjente dhe Mbrojtjen Civile të Taxhikistanit më 13 shkurt./21Media

Back to top button