"Shumë fëmijë të Kosovës e kanë paguar çmimin e lirisë në të cilin ne jetojmë"

“Shumë fëmijë të Kosovës e kanë paguar çmimin e lirisë në të cilin ne jetojmë”

Kështu u shpreh bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj në konferencë per media e cila ndër të tjera tha se ndihet  jashtëzakonisht mirë që vendimi ka qenë i drejtë, ai që është dashtë të jetë, për lirimin e Ramush Haradinaj.

“Ndihem mirë jashtëzakonisht mirë që edhe një herë u konfirmua pafajësia, pastërtia e luftës së popullit të Kosovës” tha Anitaj.

“Sot kemi një festë të dyfishtë, ka ditëlindjen Gjini i cili ka qenë shtatë muajsh kur ka filluar gjithë kjo dramë me procese gjyqësore, por mendoj që jo vetëm Gjini, por e shumë fëmijë të Kosovës e kanë paguar çmimin e lirisë në të cilin ne jetojmë” ka thënë Haradinaj e cila po e priste Ramush Haradinaj në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”./21Media