Edhe një viktimë nga Covid-19 në Kosovë

Këtë të shtunë një person ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë.
Nga testimi i 1 mijë e 679 mostra 12 raste kanë rezultuar pozitivë.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 954. Në total numri i rasteve aktive është 315.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 978 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 653 mijë e 823 doza të vaksinës.
Ndërsa, deri më sot 776 mijë e 653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button