Kaloni te përmbajtja kryesore

Edhe pa Ronaldon në fushë, Portugalia shënon 9 gola dhe siguron Botërorin

Kombëtarja e Portugalisë ka vulosur kualifikimin për kampionatin botëror të vitit të ardhshëm, duke e mbyllur me stil fazën e grupeve në Grupin F.

Në përballjen e sotme ndaj Armenisë, lusitanët – të cilëve u mungoi Cristiano Ronaldo – zhvilluan një ndeshje spektakolare, duke triumfuar me një rezultat të thellë 9:1.

Skuadra portugeze shpërtheu në sulm falë Veigës, Ramosit, si dhe tripletave të Neves dhe Bruno Fernandes, ky i fundit me dy realizime nga penalltia. Konceiçao shtoi një tjetër gol në listën e gjatë të shënuesve. Për Armeninë, Spersteiani realizoi golin e vetëm në minutën e 18-të.

Pas këtij triumfi, Portugalia mbyll Grupin F në krye me 13 pikë. Irlanda siguroi vendin e dytë dhe një biletë për play-off falë fitores 3:2 në udhëtim ndaj Hungarisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button