Edhe Pacolli udhëton për në SHBA
Edhe Pacolli do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli sot po udhëton drejt SHBA-së, ku do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it dhe në ‘Lutjet e Mëngjesit’.
“Sot u nisa për në SHBA ku me ftesë të sekretarit të shtetit Mike Pompeo do të marrë pjesë në ministerialin e koalicionit kundër ISIS-it. Kosova është e rreshtuar fuqishëm në krah të SHBA në secilin angazhim ndërkombëtar. Gjithashtu gjatë qëndrimit në Washington do të marr pjesë në një nga ngjarjet unike të Shteteve të Bashkura të Amerikës, në lutjet e mëngjesit, në vendin që inspiron botën me vlerat e lirisë dhe tolerancës, e ku për këto qëllime bëhen bashkë me mijëra personalitete nga bota mbarë.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Më tej ka thënë se dy vendet, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rrugëtojnë në promovimin e vlerave universale.
“Lutemi që madhështia e SHBA-ve të mos njoh kufinjë e pengesë, dhe që fatin e përkrahjes së saj sikurse e ka Kosova, ta kenë të gjitha kombet dhe vendet liridashëse kudo në botë. Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrugëtojnë bashkë në promovimin e vlerave universale në tokë, sikurse janë bashkë edhe në dashurinë dhe mbështetjën në Zot!”, ka shkruar Pacolli.
Përveç Pacollit, në ‘Lutjet e Mëngjesit’ do të marrë pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi.
Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe shërben si takim ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga mbi 130 vende të botës, si senatorë, kongresistë amerikanë, anëtarë të qeverisë amerikane, zyrtarë të lartë të administratës dhe pe rsonalitete të ndryshme të botës nga fusha e artit, kulturës dhe shkencës./21Media