Edhe PDK-ja pajtohet për shkurtimin e fushatës zgjedhore

Edhe Partia Demokratike e Kosovës pajtohet për shkurtimin e fushatës zgjedhore. I pari i PDK-së, Memli Krasniqi në konferencë për media ka thënë se është diskutuar në Kryesi çështja e shkurtimit të fushatës zgjedhore.

“Kemi diskutuar dhe ka një mendim se duhet të diskutojmë për të dakorduar një fushatë të shkurtuar”, ka thënë Krasniqi.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është pro shkurtimit të fushatës zgjedhore pas situatës së rënduar nga Covid-19.
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitja për portalin rtv21.tv ka thënë se qëndrimi i tyre është që fushata të shkurtohet në 5 ditë.
“Qëndrimi është jo 10 ditë por të shkurtohet vetëm në 5 ditë”, ka thënë Nitaj.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas situatës së rëndë në vend nga Covid-19, u ka bërë ftesë publike liderëve të partive, t’i kapërcejnë dallimet e të ndërtojmë një pakt zgjedhor, duke shkurtuar fushatën zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë./21Media
Back to top button