Edhe për 14 shkurt kosovarët rrahën gratë
Edhe në ditën e të dashuruarve dhuna nuk mungoi në familjet kosovare. Vetëm më 14 shkurt u raportuan pesë raste të dhunës.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 5 burra, 4 prej tyre që kishin ushtruar dhunë fizike ndaj grave.
Dy raste janë raportuar në Prishtinë, një në Fushë Kosovë, një në Lipjan dhe një në Pejë.
Si pasojë e dhunës në familje, 4 gra kanë kërkuar tretman mjekësor.
Sipas Policisë 4 burra janë dërguar në mbajtje ndërsa, një tjetër është liruar në procedurë të rregullt./21Media