Vuajtja nga dashuria, humbi 52 kilogramë për 6 muaj

Begüm Cansu Karadağ 23 vjeçare nga Turqia ka humbur 52 kilogramë për 6 muaj. Ajo ka rrëfyer historinë se si filloi gjithçka rreth humbjes së peshës.

“Arsyeja që vendosa të humbas peshë ishte për shkak të një djali me të cilin u dashurova platonisht. Nuk dua t’ia përmend më emrin, muaj më parë shkova me guxim tek ai dhe i thashë që e doja. Ai u përgjigj,” A je keshtu si je” dhe refuzoi. Më prekën shumë ato fjalë, qava shumë” tha ndër tjera Begum.
23 vjeçarja ka treguar se këtë rezultat e ka arritur duke bërë sport dhe dietë të rregullt.

23 vjeçarja që kishe 120 kilogramë tani ka rënë në 68 kilogramë. Ajo tutje ka shtuar se nga fjalët e djalit që u dashurua ka qenë në depresion për një kohë të gjatë./21Media 

Back to top button