Edhe përkundër thirrjes së institucioneve, një numër iu përgjigjën protestës te Ura e Ibrit

(Lajm i përditësuar)
Përfundon protesta e shqiptarëve në jug të Mitrovicës
Ka përfunduar në mënyrë paqësore protesta e shqiptarëve në jug të Mitrovicës.
Pavarësisht thirrjeve nga institucionet, qytetarët ishin mbledhur te Ura e Ibrit.
Ata thanë se po protestojnë në mënyrë paqësore për t’u dalë në mbështetje Policsë së Kosovës, dhe për të treguar se janë me aleatët ndërkombëtarë.
Deria treguan se ftesën për të dalë në këtë protestë e kishin marrë nga rrjetet sociale përmes postimeve.
Protestuesit shqiptarë në jug të Mitrovicës, këndojnë “Nuk ndahet Mitrovica”
Dhjetra qytetarë shqiptarë nga Mitrovica dhe Shqipëria kanë dalë para Urës se Ibrit
Dhjetëra qytetarë shqiptarë nga Mitrovica dhe Shqipëria kane dalë para Urës se Ibrit, raporton RTV21
Të njëjtit kanë thënë se kanë dalë për ta mbrojtur territorin e tyre dhe provokimet e Serbisë në veri.
Shtohet numri i Karabinierëve te Ura e Ibrit
Është shtuar numri i Karabinierëve te Ura e Ibrit në Mitrovicë, derisa përballë Urës së Ibrit janë mbledhur edhe disa persona të komunitetit serbë të cilët po bëjnë video, raporton RTV21.
Fillojnë të mblidhen qytetarët në Urën e Ibrit, policia bisedon me ta që të shpërndahen
Qytetarë kanë filluar të mblidhen në urën e Ibrit për portestë, ndërkohë siç raporton RTV21 nga vendi i ngjarjes policia ka shkuar për të biseduar me ta dhe të iu thotë të shpërndahen.
Ndërkohë edhe më herët sot policia i bëri thirrje qytetarëve që të distancohen nga kjo protestë, pasi që siç kanë njoftuar është thirrje e dyshimtë e organizuar nga profile fallco në rrjetet sociale.
Për mos të iu përgjigjur këtyre thirrjeve ka apeluar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke thënë se janë të panevojshme.
Derisa RTV21 merr vesh se thirrjeve për këtë protestë iu është bashkuar rep artsiti nga Shqipëria, Stresi./21Media