Edhe policët po largohen nga vendi!

Për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve jo të mira të punës, 1 mijë e 108 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje, ndërsa një pjesë prej tyre kanë aplikuar për viza për të punuar jashtë vendit. Kështu tha kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Paga aktuale e një polici në Kosovë është 392 euro./21Media

Back to top button