Edhe qeveritë e kaluara kanë pasur shpenzime të paplanifikuara

Haradinaj tha se shpenzime të paparapara kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara

Pas deklarimeve të përfaqësuesve të partive parlamentare në seancën e jashtëzakonshme, e cila është duke u mbajtur sot në foltore doli kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai tregoi se vlera e shpenzimeve për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është rreth 170 mijë euro.

Sipas tij, të gjitha mjetet tjera do të kthehen në buxhet.

Haradinaj tha se shpenzime të paparapara kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara, duke përmendur këtu shpenzimet e vitit 2016 e që sipas tij, janë shpenzuar rreth 8 milionë euro.

“Andaj kjo është praktikë e qeverive për shpenzimet e paparapara. Unë e mirëpres diskutimin  për paratë e publikut dhe nëse ka lëshime dhe të meta, përgjegjësitë duhet më ndodhë”, tha kryeministri Haradinaj.

Seanca e jashtëzakonshme lidhur me shpenzimet e Qeverisë e kërkuar nga LDK po vazhdon me debat nga deputetët tjerë. Seanca e sotme po mbahet me qëllim të debatit parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara. Seanca ishte paraparë të mbahej javën e kaluar, por është shtyrë për shkak të Epopesë së UÇK-së.

Back to top button