KEDS: Era e fortë shkaktoi rreth 30 prishje

Situata më e rëndë në rajonet e Pejës, Prishtinës dhe Gjakovës

Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) sot njoftoi se era e fortë ka shkaktuar prishje në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit nga KEDS-i, situata më e rëndë është në rajonet e Pejës, Prishtinës dhe Gjakovës.

“Era e fortë shkaktoi rreth 30 prishje Situata është më e rëndë në rajonet e Pejës, Prishtinës dhe Gjakovës. Ekipet e KEDS-it janë në terren duke bërë maksimumin që prishjet të sanohen sa më shpejtë. Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur, gjë që e bën intervenimin më të vështirë, sidomos në zonat e thella malore. Por, ekipet e KEDS janë të vendosura t’i sanojnë të gjitha prishjet”, bëhet e ditur në njoftimin e KEDS-it.

Kompania ka bërë thirrje qytetarëve që çdo prishje në rrjet ta lajmërojnë menjëherë kompaninë./21Media 

Back to top button