“Edhe sa gra të vrara?”, dyert e drejtësisë me ngjyrë të kuqe

Dyert e Pallatit të Drejtësisë janë lyet me ngjyrë të kuqe dhe me mbishkrimin “Edhe sa gra të vrara?”.
Me thirrje e pankartat me mbishkrimet “Vrasja e grave është urgjencë kombëtare”, “Edhe sa thirrje të humbura”, “Feminizmi do të na çlirojë”, nisi sot marshi nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë” kundër vrasjes së grave.
Në këtë protestë u kërkua llogari nga institucionet përkatëse për të gjitha grat e vrara ku theksojnë së nuk do kenë qetësi derisa të arrihet drejtësia në vend dhe te garantohet siguria.


 

Back to top button