Një reagim për Duda Baljen: Të papranueshme deklaratat homofobike dhe transfobike të deputetes

 
Në marshin e sotëm për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ishte edhe një parullë për deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Baljen.
Një qytetare që i është bashkuar marshit, ka thënë se janë të papranueshme deklaratat homofobike dhe transfobike të deputetes.
“Duda Balje ne marshojmë edhe për gratë ‘QUEER'”, ishte shkruar në parullë.


Grupi organizativ “Marshojmë S’festojmë”, ka organizuar sot marshin për të kundërshtuar dhunën ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt.
Ky marsh, përveç në Prishtinë, do të mbahet edhe në Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Gjilan./21Media

Back to top button