Edhe sonte “Bisha në Hënë” në TKK

“E di që dhimbja nuk njeh gjuhë, ngjyrë, gjini e as komb, por ajo e vendit tim është e padëgjuar ndonjëherë” –
Sonte(30 maj) jepet “Bisha në Hënë” me fillim nga ora 20:00.
Tragjikomedia “Bisha në hënë” nga dramaturgu i njohur Richard Kalinoëski, flet më së miri për përpjekjet e vendit për liri.
Sipas njoftimit të faqes së Teatrit, këtij misioni i dha fuqi Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila është pjesë e shfaqjes.
“Duke e ditur se kjo shfaqje do të ipet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, gratë e përdhunuara në mënyrë anonime dërguan rrobat e tyre tek ne, rroba këto të cilat ato i mbanin te veshura gjatë orëve te liga, në luften e fundit. Shfaqja do të ketë edhe shenja të tjera kujtimi nga ushtarët e UÇK-së, si dhe nga martirët tanë që u flijuan për liri”, bëhet e ditur më tej.
Kjo shfaqje u dha edhe herë të tjera gjatë majit.
Vlora Nikçi në Për Ditë të Mbarë të RTV21 foli më shumë rreth shfaqjes “Bisha në Hënë”./21Media

Back to top button