Grabitje e armatosur në termocentralin “Kosova A”

Dy persona të armatosur dyshohet ka kanë grabitur kabllo rryme në termocentralin “Kosova A”, në orët e para të së hënës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Të dyshuarit, sipas policisë, kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 03:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në “Termocentralin Kosova A”. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimi preliminar dyshohet që grabitja të jetë kryer nga dy të dyshuar të armatosur të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq dyshohet të jenë grabitur kabllo rryme vlera e të cilave ka mbetur të konfirmohet”, ka thënë Borovci për rtv21.tv.
Sipas Policisë, është iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriimin e rrethanave të rastit./21Media

Back to top button