Edhe sonte jepet shfaqja ”Marksistët e Leninistët e Zvicrës”

Shfaqjen ”Marksistët dhe Leninistët e Zvicrës” me regji të Blerta Rrustemi – Nezirajt do ta keni mundësinë ta ndiqni edhe sot.
Kështu ka bërë të ditur teatri Adriana përmes një postimi ku ka treguar se shfaqja do të jepet më 20 dhe 21 Janar.
Kjo shfaqje është një rrëfim komik policor për një grup idealistësh, të cilët, nga nëntoka e Zvicrës, organizojnë dhe iniciojnë luftën e Kosovës, krijojnë aleancë ushtarake me NATO-n, dhe pastaj e themelojnë shtetin e Kosovës.
Në këtë shfaqje luajnë: Milot Salihu, Albulena Kryeziu -Bokshi, Dardana Mehmeti, Blin Sylejmani, Sherif Bega, Gresa Gashi. /21Media


 

Back to top button