Një foshnjë në mesin e 4 viktimave që vdiqën nga i ftohti në kufi

Policia në Kanada ka gjetur trupat e katër personave, përfshirë një foshnjë, në një fushë me dëborë pranë kufirit me SHBA.
Grupi vdiq për shkak të të ftohtit, i cili ra në -35 gradë Celsius.
Trupat e një burri, një gruaje, një djali adoleshent dhe një foshnje u gjetën pranë Emerson, Manitoba, të mërkurën.
Zyrtarët amerikanë thonë se të vdekurit besohet të jenë një familje nga India. Ata mendohet se po tentonin të kalonin në SHBA, transmeton rtv21.tv.
Të ashtuquajturat kalime “të parregullta” nga SHBA-ja në Kanada – kalimet jashtë pikave kufitare zyrtare – u rritën në mënyrë drastike rreth vitit 2017, një fenomen i nxitur nga faktorë të shumtë, duke përfshirë politikat e imigracionit të vendosura nga ish-presidenti amerikan Donald Trump.
Kanadaja ndaloi kalimet e tilla në fillim të pandemisë, me zyrtarët që kthenin azilkërkuesit përsëri në SHBA. Ndalimi u hoq në nëntor.
Zyrtarët lokalë në Emerson thonë se është e rrallë të shohësh njerëz që kalojnë nga Kanadaja drejt jugut në SHBA./21Media

Back to top button