Edhe sot portestë në Trepçë, a do të shkarkohet menaxhmenti i Trepçës?

Protestuesve u premtohet se vendimi për Trepçën do merret sot në mbledhjen e Qeverisë

Edhe sot për një orë para mënaxhmentit të Trepçës kanë protestuar banoret e Shalës. Ata në këtë formë janë duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me punësimet e rreth 200 personave me konkursin e shpallur në kohën e fushatës zgjedhore në minierën e Trepçës.

Arsim Musa nga këshilli organizativ i protestës për 21Media ka bërë të ditur se kanë marrë premtim nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe nga kryeministri Albin Kurti se sot do të realizohet kërkesa e protestuesve për shkarkimin e menaxhmentit të Trepçës.

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhje sot nga ora 14:00, e sipas Musës pikërisht më këtë rast do të vendoset edhe për Trepçën.

Do të formohet një Bord i Përkohshëm për Trepçën që të bëjë shkarkimin e menaxhmentit dhe ky konkurs te bij në pikën zero, në përjashtim me ata minatorë që punojnë gati 14 muaj pa asnjë te drejt nga menaxhmenti i Trepçës”, deklaroi Musa për 21Media.

Qeveria e Kosovës me 28 shkurt ka shkarkuar bordin drejtues të ndërmarrjes publike Trepça me pretendimet për dyshimet pikërisht për këtë konkurs./21Media

Back to top button