Edhe sot qytetarët e Prishtinës përballen me mungesën e transportit publik

Qytetarët e Komunës së Prishtinës as sot nuk do të ketë më transport publik. Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve privatë kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.
Ky vendim vjen pas protestave të punonjësve që kërkojnë pagesa të papaguara dhe kushte më të mira pune.
Stacionet e autobusëve në kryeqytet shihen të boshatisura, për shkak të mungesës së transportit publik. Ndërkohë, në rrugët e kryeqytetit janë krijuar kolona të gjata në trafik.
Gjithashtu, shumë qytetarë janë detyruar të ecin në këmbë për të shkuar në punë ose për të kryer ndonjë shërbim komunal apo administrativ.
Qytetarët e Prishtinës nga dje kanë mbetur pa transport publik, pasi ndërmarrja “Trafiku Urban” ka ndërprerë qarkullimin në të gjitha linjat, për shkak të buxhetit.
Përfaqësues të Trafikut Urban kërkuan reagim urgjent, duke paralajmëruar se kriza po godet drejtpërdrejt familjet e qindra punëtorëve. Ata thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama akuzoi Qeverinë e Kosovës për bllokim fondesh, ndërsa ministri në detyrë Hekuran Murati, tha se Komuna e Prishtinës i ka pasur rreth 3.2 milionë euro në llogari por që nuk i kreu pagesat duke bërë beteja politike.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?