Procesi i vaksinimit të personave mbi moshën 65 vjeç do të vazhdojë sot në të gjitha komunat, pas ndërprerjes së këtij procesi dje shkaku i festës së Fitër Bajramit.

Vaksinimi ka filluar nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.

Në disa fotografi të siguruara nga rtv21.tv, janë parë radhë të gjata të njerëzve, të cilët po presin që të imunizohen kundër koronavirusit.

Kosova ka një Plan shtetëror të vaksinimit të ndarë në tri faza. Në fazën e parë u vaksinuan personat mbi 80 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe punëtorët shëndetësorë. Në fazën e dytë, që nisi të mërkurën, do të vaksinohen personat 65-79 vjeç dhe si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë. Në fazën e tretë, ndërkaq, pritet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë së Kosovës./21Media