​Sot i jepet lamtumira e fundit Ismet Bogujevcit

 

 

Me rastin e ndarjes nga jeta të doajenit të muzikës popullore dhe folklorit shqiptar, Ismet Bogujevci, sot Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me institucionin e Ansamblit të Këngëve dhe të Valleve “Shota”, do të organizojë ceremoni komemorative.

Nga ora 11:00 – 11:15 mbahet parakalimi i veturës së funeralit përmes sheshit “Zahir Pajaziti” deri në Teatrin Kombëtar, ndërsa nga 11:30 – 14:00 mbahet ceremonia zyrtare e homazheve në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit në “Arbëri”.

Ismet Bogujevci ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar “Shota” dhe i shumë shoqërive që kanë lënë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare.

“Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit” – janë vetëm disa prej projekteve të tij të njohura./21Media

 

Back to top button