Edhe studentët e Beogradit bashkohen në protestën kundër Vuçiqit

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Vuçiqit

Për të dhjetën të shtunë me radhë në Beograd u zhvillua protesta e qytetarëve dhe opozitës me moton “1 nga 5 milionë”. Këtë herë, sipas medieve serbe, protestuesve u janë bashkuar edhe studentët e Beogradit.

Kjo është java e tretë qëkur protestuesit kanë artikuluar një kërkesë të tyre kryesore – dorëheqjen e presidentit serb, Aleksandar Vuciq.

Protestat u mbajtën me moton “Një nga pesë milionët”, e cila është nxitur nga deklarimet e presidentit serb vitin e kaluar, i cili kishte thënë se nuk do të përkulet ndaj asnjë kërkese edhe nëse kundër tij dalin pesë milionë persona.

Protestuesit po e akuzojnë Vuçicin për shkeljen e lirive demokratike, shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe kontrollimin e medieve. Megjithatë, ai i ka mohuar të gjitha këto akuza./21Media

Back to top button