Edhe Tayna kontribuon për Fondin e Sigurisë së Kosovës
Me njoftimin për themelimin e Fondit të Sigurisë, figura publike, biznese e qytetarët kanë filluar që të ndajnë para nga buxheti i tyre për këtë fond.
Në mesin e tyre është edhe artistja, Tayna. Ajo ka njoftuar se fitimet e koncertit të cilin do ta mbajë me 5 mars në Luzanë do t’i dhurojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ushtria e Kosovës edhe unë e dojmë shumë veten edhe Kosovën, se Kosova duhet me u deshtë sa vetja e edhe ma shumë. Për rastësi të bukur data 5 mars bjen me ditën kur filloi me ardhë era liri me përjetësimin e Jasharajve, dhe unë tash në liri nga Kosova në Luzanë shkoj me këndu bashkë me diasporën tonë! Shuma nga ky koncert shkon për Fondin e Sigurisë të Republikës tonë ❤️.Ushtria jeme “, ka shkruan Tayna në Instagram.
Ndërkohë, edhe këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se ka ndarë 5 mijë euro për FSK-në./21Media
View this post on Instagram