Adele e The Weeknd kryesojnë toplistat globale

Albumi “30” i Adele dhe kënga “Save your tears” e The Weeknd janë bërë projektet më të shitura të vitit 2021.
I shumëprituri albumi “30” ka shitur mbi 5 milionë kopje në dy muaj.
Ndërkaq, “Save you tears” ishte e para në 18 shtete, duke u transmetuar 2.15 miliardë herë.
2021 ishte viti i dytë për këngëtarin kanadez që një këngë i qëndron kaq gjatë e renditur e para në toplistë si dhe transmetohet miliarda herë.
Vitin e kaluar edhe “Blinding Lights” hyri në top 10 për herë të dytë, duke qëndruar pozitën e shtatë.
Pas The Weeknd, kënga e dytë më e dëgjuar ka qenë “Stay” e Justin Bieber ft The Kid Laroi, pas saj, Dua Lipa “Levitating”./21Media

Back to top button