Edicioni i sivjetmë i Festivalit Multikulturor në fokus ka rolin e gruas në shoqërinë tonë

 

 

Edicioni i tretë i Festivalit Multikulturor do të mbahet këtë vit më 2, 3 dhe 4 qershor me temë “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”.

Senad Ibishi nga organziata joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, ishte i ftuar në PDTM të RTV21, ku tregoi se edicioni i sivjetmë i Festivalit Multikulturor në fokus ka rolin e gruas në shoqërinë tonë.

Edicioni i tretë i Festivalit Multikulturorë “Gruaja, arkitekte e shoqërisë”, në mes të tjerash do të organizojë panairin ndëretnik të grave i cili do të mbahet me datën 2 qershor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.

Në këtë panair vizitorët do të kenë mundësi të blejnë produkte të ndryshme siç janë ato ushqimore, aksesorë punë dore, sapunë të ndryshëm, veshje tradicionale e shumë gjëra të tjera të cilat punohen nga duart e nënave, grave dhe vajzave në komuna të ndryshme të Kosovës./21Media

 

Back to top button