Oficeri korrektues kapet duke futur lëndë narkotike në Qendrën e Paraburgimit

 

Mbrëmë rreth orës 19:00, në kohën e pranim dorëzimit të detyrës (ndërrimit të natës), gjatë kontrollit së stafit nga ana e oficerëve të sigurimit, është parandaluar futja e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues V. Q është gjetur lëndë narkotike.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate.

Lidhur me rastin, sipas SHKK-së, janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë konfiskuar lëndën e dyshuar narkotike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedim të mëtutjeshëm.

Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga vendi i punës dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore./21Media

 

Back to top button