Kaloni te përmbajtja kryesore

Edinson Cavani dëshiron transferimin te gjiganti spanjoll

Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, mund të transferohet te Barcelona në afatin kalimtar të verës së ardhshme.
Kontrata e uruguaianit me klubin anglez është e vlefshme deri në fund të këtij sezoni dhe ai dëshiron t’i bashkohet Barcelonës në verë, sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze dhe spanjolle.
Gjithashtu thuhet se 34-vjeçar beson në vete se mund të kalojë edhe dy sezone në nivele të larta të futbollit.
Edinson Cavani është pjesë e Manchester Unitedit që nga tetori i vitit të kaluar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button