Ia publikuan këngën e re para kohe, reagon Alban Ramosaj

Artisti shqiptar, Alban Ramosaj së fundmi kishte bërë të ditur se do të publikojë albumin e tij të parë së shpejti.
Siç duket, “Theje” e paralajmëruar të publikohet së shpejti por, pa një datë specifike është publikuar tashmë.
Për këtë Albani ka disa fjalë.
“Nuk e di se si ia dolët, por kënga ima #Theje u hakua dhe është publike para kohe… Së pari dua t’ju falënderoj për reagimet, urimet dhe fjalët e mira që po më falni, por nuk është kjo mënyra e duhur… është e jashtëligjshme dhe nuk më ndihmon mua si artist në asnjë formë. Do e vlerësoja mijëra herë nëse do e shpërndanit nga kanali im madje me qef shumë më të madh do ua bëj repost edhe këtu edhe në Tëitter”, ka shkruar Albani në Instagram.

Ramosaj kishte njoftuar se albumi do përmbajë gjithsej 20 këngë, në gjuhën shqipe dhe angleze, pjesë e të cilit do të jenë bashkëpunime, këngë balada e këngë ritmike./21Media

Back to top button